
Këshilli i Investimeve rekomandon lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore
May 10, 2017
Panairi i Startupeve, 14-16 maj 2017
May 15, 2017Hetim qumështit të pasterizuar, UHT të importit nga qeveria shqiptare vjen si një përgjigje kryesisht për importin e këtij produkti nga Maqedonia, pasi fqinji ynë bllokoi eksportin e qumështit shqiptar. Prodhuesit shqiptarë kërkojnë mbështetjen e shtetit për zbatimin e marrëveshjeve për tregëtinë e lirë nga shtetet fqinje dhe hulumtimin e mënyrës sesi vijnë në tregun vendas produktet e importit. Mes dy shteteve kanë nisur negociatat, ndërsa sipas ligjit antidumping, pas marrjes së vendimit, procedurat e hetimore fillojnë pas 200 ditësh.
Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importet ka marr vendim që Qumështi i pasterizuar UHT, që vjen nga Maqedonia do ti nënshtrohet procedurave të hetimit. Një masë e tillë, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra, vjen pasi fqinji ynë Maqedonia bllokoi eksportin e qumështit shqiptar.
Arben Shkodra: Maqedonia ndoshta me të padrejtë, ndoshta me të drejtë këtë duhet ta tregojë procesi ka bllokuar eksportin e qumështit shqiptar, me një arsyetim që për mua nuk qëndron tek produkti dhe as tek teknologjia dhe as tek prodhuesi, por qëndron në sistemin tonë të përgjithshëm të gjurmueshmërisë, të parandalimit të sëmundjeve e me radhë.
Prej kohësh prodhuesit kanë ngritur shqetësimin se përmes procedurave favorizohet hyrja e produkteve të importi dhe kërkojnë të hulumtohet mënyra sesi vijnë për tregun shqiptar mallrat e importit dhe zbatimi i marrëveshjeve të tregëtisë së lire.
Arben Shkodra: Prodhimi vendas është një nga gjërat më të rëndësishme të një ekonomie dhe ekonomisë tonë që tashmë ka filluar dhe të performojë mirë. Ne mendojmë që ka nevojë për një hulumtim më të mirë të mënyrës si importet vijnë dhe performojnë në tregun shqiptar për të parë sesi këto marrëveshje të tregtisë së lirë po zbatohen dhe nga shtet e tjera.
Vendimi për fillimin e hetimit për importin e qumështit të pasterizuar sipas Shkodrës është një rikalibrim i marrëdhënieve për shkëmbimet tregtare.
Arben Shkodra: Unë nuk mendoj që kjo është prishje marrëdhëniesh, kjo i përket pastaj autoriteteve por edhe qeverive përkatëse dhe ministrive për tu ulur në një tryezë dhe për të gjetur një zgjidhje. Mesa di ka filluar një dialog.
Mësohet se mes dy shteteve fqinje kanë filluar negociatat për të qartësuar zbatimin e marrëvshjeve të tregëtisë mes tyre. Ministria e Ekonomisë bën me dije se një vendimarrje e tillë e komisionit të vlerësimit vjen për herë të parë në mbrojte të ekonomisë së vendit. Ndërsa sipas ligjit antidumping mbi bazën e të cilit është marrë edhe vendimi për hetimin e qumështit UHT, përcakton se procedurat e hetimit do të fillojnë 200 ditë pas marrjes së vendimit.