
Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve
July 10, 2017
Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit – Tremujori i dytë 2017
July 10, 2017Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rritet me 1% ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2017 në krahasim me 1 viti më parë.
Në muajin Qershor 2017 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit është 2,2 %, ndërsa në 2016 ky ndryshim ishte 1,2 %.
Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “transporti” dhe “shërbimi arsimor” me 0,7 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“ me 12,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,3 %, “peshk” me 3,7 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,9 %. Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %.