
Banka Europiane e Investimeve: Shqipëria, vendi që investon më shumë në raport me PBB
October 2, 2017
Tatimet: Ja manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve
October 4, 2017Në datat 2-3 Nëntor 2017, në Kocaeli, Turqi, do të organizohet nga ABIGEM East Marmara misioni i biznesit “Match4Industry”. Match4Industry është pjesë e “Doing Business Onsite”, një koncept unik që ofron takime të organizuara në ambientet e kompanive të Kocaelit, si dhe në vendin ku do të mbahet ky event.
Ky organizim do t’i ofrojë pjesëmarrësve një shans për të vëzhguar ambientet e bizneseve të Kocaelit duke dhënë mundësinë për shkëmbim eksperiencash, për tu njohur me zhvillimet më të fundit të industrisë si dhe për tu njohur e për të vendosur pika kontakti me partnerë potencialë.
“Doing Business Onsite” mundëson takime B2B gjatë të cilit pritet të marrin pjesë 350 kompani dhe rreth 40.000 vizitorë përgjatë dy ditëve në ambientet e Panairit të Industrisë dhe Teknologjisë SANTEK në Kocaeli.
Sektorët kryesorë për të gjitha kompanitë e interesuara janë:
- Industria Automotive
- Makineri dhe metale
- Plastikë
- Energji
- Mjedis
- ICT
- Ndërtim etj.
Ftohen të gjitha kompanitë shqiptare të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.
Bizneset shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e këtij eventi përfitojnë akomodim dhe transport lokal pa detyrim pagese nëse regjistrohen deri në datë 20 Tetor 2017.
Për kompanitë që do të regjistrohen pas kësaj date, eventi ka një tarifë prej 80 Euro
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://match4industry.com/