
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë propozime konkrete Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
October 10, 2017
Si të eksportojmë në vendet e EFTA-s?
October 11, 2017Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA) në mbështetje të NVM-ve Shqiptare me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, forcimin e kapaciteteve prodhuese, dhe daljen e tyre në treg, për vitin 2017 menaxhon këto skema financiare nga buxheti i shtetit:
- Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë;
- Fondin e Inovacionit;
- Fondin e Ekonomisë Kreative (Artizanatit);
- Fondin Start – up;
- Fondin për SME-të në zonat turistike/historike.
Në këto programe me fonde shtetërore mund të përfitojë çdo NVM shqiptare, sipërmarres apo start- up dhe ftohen veçanërisht ato biznese nga sektorët prodhues me potencial eksportues. Nëpërmjet fondeve grant të shtetit Shqiptar ju asistohet, në promovim produkti, misione biznesi, prototipe produktesh te reja, amballazhim dhe etiketim produkti, nevojat tuaja për çertifikim produkti, pjesëmarrjen tuaj në panaire ndërkombëtare etj.
Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit te fondeve që administrohen nga AIDA dhe konsultimit të profileve të kërkuara, për më shumë, lutemi gjeni linkun nga ku mund të aksesoni për të gjitha aplikimet të publikuar në faqen e internetit : http://aida.gov.al/faqe/fondet-e-aidas