Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave.
Gjithashtu kjo marrëveshje mundëson:
– Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;
– Eksporte me origjinë Shqiptare të disa produkteve bujqësore të dalin, sipas Vendeve Anëtare të EFTA-s me kuota dhe pa detyrime doganore, si vaji ullirit, perimet e freskëta, bimët medicinale, etj;
– Eksportet pa kufizim por me tarifa doganore për të gjitha prodhimet e tjera bujqësore.
Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja EFTA mes Shqipërisë dhe 3 vendeve jo anëtare te Bashkimit Evropian (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejnit), e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Marrëveshja e tregtisë së lirë “EFTA” rregullon tregtinë preferenciale mes Shqipërisë dhe vendeve të EFTA-s. Për të lexuar marrëveshjen klikoni: CONVENTION ESTABLISHING THE EUROPEAN FREE TRADE ASSOCIATION
Tarifat doganore mbi produktet industriale, peshqit dhe produktet e tjera detare, nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes janë hequr. Marrëveshja e Tregtise se Lirë me EFTA gjithashtu parashikon konçesione tarifore për produktet bujqësore të përpunuara.
Për më shumë informacion të përgjithshëm tregtar me vëndet EFTA si dhe informacion mbi konçesionet e lejuara mund të aksesoni linkun: http://www.efta.int/free-trade/free-trade-agreements/albania