
Si të eksportojmë në vendet e EFTA-s?
October 11, 2017
Panairi i produkteve bujqësore, 15-17 nëntor 2017, Holandë, Amsterdam
October 12, 2017Në vitin 2006 Shqipëria ka nënshkruar një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi në Maj 2008. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.
Kjo marrëveshje mundëson:
- Eksportet me origjinë Shqiptare të produkteve industriale të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota;
- Eksportet me origjinë Shqiptare të prodhimeve bujqësore të dalin pa tarifa doganore dhe pa kuota, (uji mineral, Vermouth, alkoli, kakao dhe produkte kakaoje, produkte pastiçerie);
- Produkte me origjinë Shqiptare, me kuota eksporti, pa detyrime doganore dhe kuota për këto eksporte pa kufizime por me tarifa doganore, si vera, djathi, vezët, mjalti, bimët (përfshirë kalemat) domate, qepë, lakër dhe lulelakër, karota; kastravec, fasule, perime të ngrira, perime të thara, bizele, erëza, shalqi dhe pjepër, fruta të ngrira, bimë medicinale, konserva peshku, çokollatë, konserva frutash dhe perimesh, lëngje frutash të konservuara, lëng domateje, akullore.
Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore (referoju ‘Marrëveshje të tregtisë).
Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe me Turqisë rregullon tregtinë preferenciale mes të dy vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në:
Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. Lista e produkteve gjendet në Protokolli I të kësaj marrëveshjeje. Aneksi I i këtij protokolli përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Turqi dhe Aneksi II përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Shqipëri.
Të gjitha produktet e tjera agrare që nuk ndodhen në këto Anekse do të eksportohen dhe importohen duke ju nënshtruar tarifave doganore përkatëse .
− Marrëveshja këtu
Për më shumë informacion rreth rregullave të eksportit në Turqi mund të aksesoni në linkun