
Mblidhet Komiteti i Politikave të Bashkimit të Prodhuesve, diskutime mbi energjinë për prodhimin
November 3, 2017
Samiti i 6-të i Drejtuesve të Qeverisë të CEEC dhe Forumit Ekonomik, Financiar dhe Tregtar të Kinës, Budapest, 27 Nëntor 2017
November 6, 2017Sipas një raporti të fundit të INSTAT, janë publikuar shifrat e prodhimit të pemëve frutore ku në vitin 2016 ishte 261.754 ton dhe u karakterizua nga një rritje prej 7.6 % krahasuar me një vit më parë.
“Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore arrihet në zonën jug-lindore të vendit, në qarkun e Korçës, duke u pasuar nga Elbasani, Fieri, Berati ndërsa Gjirokastra, Lezha dhe Vlora shënojnë nivelet më të ulëta të prodhimit të pemëve frutore”, thuhet në raport.
Përsa i përket frutave dh eperimeve, në vitin 2016 u prodhuan 1.129 mijë ton perime, me një rritje prej 9.6 % krahasuar me vitin 2015. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve në Shqipëri arrihet në qarqet Fier, Tiranë dhe Berat me respektivisht 373.406, 121.661 dhe 120.105 ton. Ndërkohë që qarqet Gjirokastër, Kukës kanë nivelet më të ulëta të prodhimit të perimeve, respektivisht me 13.714 dhe 14.171 ton.
Shqipëria ka kushte klimatike që favorizojnë prodhimin e ullirit. Kështu në vitin 2016 u prodhuan 99075 ton ullinj duke pësuar një rritje 3.2% krahasuar me 2015.
“Sasia më e lartë e prodhimit të ullirit në Shqipëri është e përqendruar në zonat bregdetare dhe fushore me kushte klimatike mesdhetare: në qarkun Fier, Berat, Elbasan dhe Vlore. Zonat verilindore, me klimë të ftohtë, si qarqet Kukës, Korçë dhe Dibër, nuk janë zona të kultivimit të ullirit. Këto zona paraqiten në hartë me ngjyrë më të hapur”, thuhet në raportin e INSTAT-it