
Raporti i Instat: Rritet prodhimi i frutave,perimeve dhe ullirit për Shqipërinë
November 3, 2017
Edicioni i 3-të i Ditëve të Drurit të Adriatikut, Dubrovnik, 4-6 Dhjetor 2017
November 7, 2017Në 27 Nëntor 2017, në Budapest, Hungari, do të zhvillohet Samiti i 6-të i Drejtuesve të Qeverisë të CEEC dhe Forumit Ekonomik, Financiar dhe Tregtar të Kinës, (16+1) që organizohet nga “The Hungarian Trading House (MNKH)”, në bashkëpunim me Agjencinë Hungareze për Promovimin e Investimeve, Bankën Hungareze për Import-Eksport dhe Bankën e Kinës.
Në këtë aktivitet krahas kompanive kineze ftohen të marrin pjesë edhe kompani nga vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë.
Gjatë këtij eventi, do të zhvillohen diskutimi në katër Panele në sektorët e mëposhtëm:
- Teknologjia e Bujqësisë dhe Mjedisit, Menaxhimi i Ujërave
- Finance
- Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
- E-commerce, Logjistikë dhe Dogana
Ndërkohë, do të ketë një aktivitet papralel B2B për ndërmarrjet që operojnë në industritë e mëposhtme:
- Teknologji e lartë, IT dhe internet
- Inteligjencë artificiale
- Prodhimi i pajisjeve dhe logjistikë
- Mjekësi dhe Shëndet
- Mbrojtja e mjedisit
- Bujqësia moderne
Kompanitë që marrin pjesë në B2B gjithashtu do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në diskutimet e panelit gjatë Forumit. Duke marrë pjesë në B2B, do të keni mundësi të takoni partnerë biznesi kinezë, të cilët do të jenë me interes për kompaninë tuaj nëpërmjet takimeve individuale të paracaktuara. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në të dyja programet, klikoni këtu për t’u regjistruar, duke treguar interesat tuaja të biznesit të cilat do t’i lejojnë ekipit B2B në Bankën e Kinës të identifikojë përputhshmërinë e biznesit tuaj me kompanitë kineze që marrin pjesë në aktivitet.
Afati për të aplikuar është 10 Nëntor 2017.