
Tatimpagues kujdes kur kryeni transaksione
November 8, 2017
Mbledhja e Bordit Drejtues, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
November 10, 2017Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2017, arriti 103,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,53 pikë përqindje;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,23 pikë përqindje;
- “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje;
- “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili;
- “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje;
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje;
- “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje;
- “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.
- Ndryshimi mujor i indeksit është + 0,04 %.
Krahasuar me muajin Shtator 2017 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 %, “Shërbim arsimor” me 0,3 %, etj.
Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Transporti” me 0,3 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,1 %.
Për më shumë informacion klikoni këtu