
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2017
November 9, 2017
“Tatimet Këshillojnë”: Informacion për Borxhin Tatimor
November 14, 2017Në mbështetje të Statutit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe në funksion të trajtimit të çështjeve me interes për funksionimin e kësaj shoqate, më datë 9 nëntor 2017, u zhvillua mbledhja e 7º e Bordit Drejtues. Në këtë mbledhje u morën vendime për datën e zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme si dhe vendimi per organizmin e ceremonisë së 1-vjetorit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare.
Përveç të tjerave në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me:
- Taksën e amballazhit;
- Rimbursimi i akcizës/TVSH;
- Taksat mbi të ardhurat/dividenti;
- Mbi zvogëlimin e numrit të kontrollit në dogana;
- Probleme me qeset e plastikës me Bashkinë e Tiranës;
- Probleme me industrinë e riciklimit/pikat e grumbullimit;
- Dhënie e koncesioneve për djegie mbetjesh;
- Mbështetje për Shoqatën e Konvertuesve të Plastikës për hapat dhe politikat që do ndërmarri në mbrojte të kësaj industrise;
- Çështja e liberalizimit të energjisë/metodologjia e llogaritjes.
Çështjet e sipër përmendura janë në ndjekje të administratës së Bashkimit të Prodhuesve dhe në komunikim të vazhdueshëm me entet publike.