
“Tatimet Këshillojnë”: Informacion për Borxhin Tatimor
November 14, 2017
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi
November 15, 2017Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi se bizneset që kanë qarkullim vjetor më të madh se 2 milionë lekë do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ky vendim hyn në fuqi me 1 Prill 2018.
Po sipas këtij vendimi të qeverisë, kategorit e vetme që nuk do të përfshihen në pagimin e TVSH-së, janë subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë. Ndërsa për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.
Për më shumë shihni vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” në linkun këtu