Më datë 14 nëntor 2017, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi priti në zyrën e tij anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë për një takim pune. Përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të kësaj shoqatë si bujqësi, agrobiznes, përpunues të produkteve blegtorale, përpunimi i mishit, prodhues të produkteve ushqimore, përpunues të ujit të amballazhuar, etj. diskutuan problematikat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural kryesisht:
Duke e konsideruar thelbësore për zhvillimin e sipërmarrjes dialogun publik/privat dhe mbështetjen e qëndrueshme ndaj sektorit dhe sipërmarjes së prodhimit në vendin tonë, në ditën në vazhdim do të vijohet me takime të tjera ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Ministrit të Bujqësisë z. Peleshi për propozime me konkrete ndaj zgjidhjeve të problemeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.