19-20 prill 2018, “Konkursi Ndërkombëtar i Verës” i Monde Selection Bruksel
November 21, 2017
Prodhimet bujqësore: Fieri, Tirana dhe Berati prodhojnë më shumë perime
November 23, 2017Në datat 25 dhe 26 nëntor 2017, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me SIDA do te zhvillojnë Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare, ne "Hotel Swiss Diamond", Prishtinë, Kosovë.
Në datë 25 Nëntor 2017 do të zhvillohet "Darka Gala Biznesore" e cila hapë Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare, në Hotel Emerald, Prishtinë, nga ora 18:00. Kjo ngjarje do të bashkojë sipërmarrës nga Diaspora, Kosova dhe nga rajoni, përfaqësues të lartë qeveritarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në ditën e dytë të Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare datë 26 Nëntor 2017 do të zhvillohen takime B2B mes bizneseve të pranishëm në forum.
Ky forum do të ofrojë një mundësi unike për lidhjen e bizneseve të Kosovës dhe rajonit me bizneset e Diasporës Shqiptare. Përmes takimeve direkte mes bizneseve vendore me ato të Diasporës do të krijohen kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport të prodhimeve nga rajoni tek Diaspora Shqiptare.
Përgjatë 2 ditëve të Forumit do të jetë i pranishem edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Sh.T.Z. Ramush Haradinaj, për të përkrahur dhe mbështetur fuqishëm forumin dhe Diasporën Shqiptare.