
Nagib Fejzi përgëzon frymën e bashkëpunimit mes prodhuesve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore
December 13, 2017
Ministrja Qato: Vlerësoj komunikimin me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, bashkëpunimi do të vazhdojë
December 13, 2017Më 11 dhjetor 2017, në ambjentet e “Te Stela Resort” u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të themelimit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizimi i vetëm vullnetar në vend që mbron interesat e gjithë sektorëve të prodhimit. Në ceremoninë dhe darkën gala morën pjesë rreth 200 të ftuar, ministra e përfaqësues të institucioneve publike, ambasadore, përfaqësues të organizatave të huaja në Shqipëri , përfqësues të USAID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e Maqedonia, gazetarë dhe prodhues të të gjithë sektorëve në Shqipëri.
Bardhyl Baltëza, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, prezantoi shkurtimisht ecurinë e shoqatës, me mbi 50 aktivitete të zhvilluara duke përfshirë workshope, seminare, B2B, takime pune me përfaqesues të qeverisë, tryeza teknike të Komiteteve të Politikave për cështje të caktuara lidhur me prodhimin. Z. Baltëza nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerët nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe ftoi përfaqesuesit e qeverive të tre vendeve për të bashkëpunuar në drejtim te pengesave ekzistuese doganore. Presidenti prezantoi edhe përbërjen e shoqatës, me 30 anëtarë që përbëjnë në total një xhiro vjetore mbi 170 milionë euro, përfaqësojnë mbi 10 000 të punësuar, kanë mbi 100 milionë euro eksporte të shtrira në pothuajse të gjitha shtetet e Evropës, në SHBA, Kinë por edhe Afrikën Veriore dhe vlera e investimeve të të cilëve shkon më shumë se 500 milionë euro.