
Presidenti prezanton arritjet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në ceremoninë e 1 vjetorit
December 13, 2017
Astrit Shabani: Prodhuesit shqiptarë i kanë hequr tashmë barrierat, është rradha e qeverive respektive të bëjnë të njëjtën gjë
December 13, 2017Znj. Sonila Qato, Ministre shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes, ishte e pranishme në ceremoninë dhe darkën gala të organizuar me rastin e një vjetorit të themelimit të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ku morën pjesë rreth 200 të ftuar, ministra e përfaqësues të institucioneve publike, ambasadorë, përfaqësues të organizatave të huaja në Shqipëri , përfqësues të USAID nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e Maqedonia, gazetarë dhe prodhues të të gjithë sektorëve në Shqipëri.
Znj. Qato, u shpreh e befasuar nga puna e zhvilluar nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në vetëm një vit dhe numri i madh i prodhuesve vendas, partnerëve nga Kosova, Maqedonia dhe organizatat e huaja që punojnë në Shqipëri, të mbledhur posaçërisht për të festuar një vjetorin e këtij organizimi të rëndësishëm për industrinë prodhuese shqiptare. Znj. Qato vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, Presidentin e Shoqatës, Bordin Drejtues dhe anëtarët pjesëmarrës ne tryezat teknike të zhvilluara. Ministrja theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe u shpreh e hapur për diskutime e takime të vazhdueshme me anëtarët e shoqatës për çështjet që i shqetësojnë ata në aktivitetin e tyre.