
1-Vjetori i Themelimit i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë
December 13, 2017
Tregtia e jashtme, Nëntor 2017
December 18, 2017Industri:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 5,8 %;
- Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Energji elektrike, gaz, avull
Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 31 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 32 %;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 35,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me tremujorin paraardhës;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 4,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshatur sezonalisht u rrit 1,5 %;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Ndërtim
Indekset e treguesve kryesorë në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2017, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4 %;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshatur sezonalisht u ul 2,6 %;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.