
Statistikat në tremujorin e III-të 2017 mbi prodhuesit e të mirave
December 18, 2017
Ekspozita e prodhimeve shqiptare, dhjetor 2017
December 18, 2017Në Nëntor 2017, eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 11,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,3 %, në krahasim me Tetor 2017.
Importet e mallrave, në Nëntor 2017, arritën vlerën 54 mld lekë, duke u rritur me 10,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,3 %, në krahasim me Tetor 2017.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 9,3 %, krahasuar me Nënor 2016 dhe duke u ulur me 11,1 %, në krahasim me Tetor 2017
Në njëmbëdhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 251 mld lekë, duke u rritur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 565 mld lekë, duke u rritur me 8,0 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 314 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, krahasuar me 2016.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 11,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
- Materiale ndërtimi dhe metale, me +5,7 pikë përqindje,
- Tekstile dhe këpucë, me +5,2 pikë përqindje,
- Ushqim, pije, duhan, me +3,1 pikë përqindje.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë:
“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -6,0 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori, janë rritur me 13,2 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
- Materiale ndërtimi dhe metale, me +5,2 pikë përqindje,
- Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje,
- Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -0,5 pikë përqindje.