Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Ekonominë. Në këtë tryezë u diskutua mbi problematikat lidhur me sistemin fiskal dhe marrjen parasysh të vërejtjeve dhe sugjerimeve të grupeve të interest në hartimin dhe përgatitjen e ligjeve për të bërë të mundur implementimin sa më të drejtë të tyre.
Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjeës për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë , janë:
- Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit;
- Problemet me ligjin dhe aktet nënligjore “Për procedurat tatimore”, ndryshimet e vazhdueshme dhe krijimi i procedurave në udhezimet e DPTT;
- Problemet që ka Ligji mbi akcizën, VKM-të, udhëzimet, urdhërat në zbatim të tij, pasi shpesh ka përcaktime jo të drejta dhe mbivendosje të pa nevojshme;
- Mbi fenomenin e evazionit nga subjektet me status pasiv në QKB (shoqëri me status pasiv për më shumë se tre vjet dhe me detyrime të pambledhura tatimore – shpesh dege të shoqerive të falimentuara jashtë vendit dhe që nuk kanë vijuar me mbylljen e degëve).
- Mbi detyrimet e prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005’
- Për taksën e amballazhit lënda e parë;
- Për taksën e amballazhit të plastikës dhe qelqit;
- Për tarifat e skanimit në dogana;
- Për taksat doganore për artikujt që janë lënde e parë për industrinë prodhuese;
- Mbi akcizën për lëndët e para djegëse për industrinë prodhuese;
- Mbi nivelin të taksës së pasurisë mbi ndërtesat e industrive prodhuese.
- Për pagesat e sigurimeve shoqërore për vendet e reja të punës në ndihmë të industrive prodhuese;
- Mbi procedurat doganore dhe kufitare;
- Mbi tarifat për shërbimet portuale;
- Për TVSH e karburantit dhe të ujit që përdoret nga sipermarrja prodhuese;
- Mbi rimbursimin e TVSH dhe Akcizës;
- Për TVSH në import për makineritë/pajisjet që përdoren nga sipermarrja prodhuese
- Për rimbursimin e TVSH-së për subjektet 100% eksportuese;
- Problemet me procedurave doganore për sa i përket penaliteteve dhe të drejtës së ankimimit;
- Për tarifat e analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit;
- Në mbeshtetje të industrisë prodhuese duke zeruar taksat doganore mbi lëndët e para
- Taksa mbi bizneset.