Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT , në muajin shkurt 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 18,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,2 %, në krahasim me Janar 2018. Importet e mallrave në Shkurt 2018 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,1 %, në krahasim me Janar 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 mld lekë, duke u ulur me 8,2 %, krahasuar me Shkurt 2017 dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Janar 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve
Rritja vjetore e eksporteve prej 18,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
Asnjë grup nuk ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve.
Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (9,2 %), Spanja me (138,2 %) dhe Gjermania me (25,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-16,1 %), Maqedonia me (-29,8 %) dhe Serbia me (-1,5 %). Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7,7 %), Spanja me (126,8 %) dhe Kosova me (7,4 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rumania me (-3,8 %), Franca me (-22,4 %) dhe Hungaria me (-15,5 %).
Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Greqia (7,0 %), Gjermania (6,4 %) dhe China (6,1 %). Shkëmbimet tregtare, për dymujorin 2018, me vendet e BE zënë 67,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Greqia (7,0 %), Kina (6,4 %) dhe Gjermania (6,3 %).