
Tregtia e jashtme, shkurt 2018
March 19, 2018
Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë
March 26, 2018Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2018 është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me prej 3,0 %,
dhe pason me:
- “Veshje dhe këpucë” me 2,5 %;
- “Transport” me 2,4 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1 %,;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %;
- “Shërbimi arsimor” dhe “Komunikimi” me 0,9 % secili, etj.
Ndërsa, çmimet e grupit “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje“ u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.
Në muajin Shkurt 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transport” me 0,3 % secili, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ u ulën me 0,3 % secili.