
Tryeza teknike sektoriale mbi bujqësinë
March 26, 2018
Tryeza teknike sektoriale mbi energjinë
March 27, 2018Sipas një njoftimi zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin prill të gjithë tatimpaguesit do të kenë mundësi të njohin në kohë reale çdo detyrim të papaguar që mund të kenë.
Ky shërbim do të mund të merret vetëm duke telefonuar në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve (0800 00 02). Orari i shërbimit është: E hënë- e Enjte ora 08:30 – 18:00.
Të gjithë tatimpaguesit e interesuar, të cilët do të telefonojnë për të njohur detyrimet e tyre të papaguara në kohë reale duhet patjetër të disponojnë këto informacione:
-Numrin Unik të Identifikimit (NUIS)
-Numrin personal të sigurimit shoqëror (SSHN)
-Statusin e regjistrimit të tatimpaguesit (aktiv, pasiv, i çregjistruar etj )