
Në prill, tatimpaguesit mund të njihen me detyrimet e papaguara në kohë reale
March 26, 2018
DPT kujton tatimpaguesit mbi pagesën e deklaratës së tatim fitimit për vitin fiskal 2017
March 28, 2018Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mori pjesë në tryezën teknike sektoriale për Energjinë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Shkodra. Gjatë tryezës sektoriale, diskutimet u përqendruan në zbatimin e reformës në sektorin e energjisë, investimet e parashikuara nga qeveria në zgjerimin e rrjetit dhe zhvillimit të energjisë së rinovueshme, me qëllim vendosjen e këtyre standardeve që do të revolucionarizojnë përdorimin e teknikës dhe teknologjisë ne vend, si dhe u diskutuan problematikat dhe sugjerimet e grupeve të interesit mbi çështjet përkatëse.
Problematikat dhe çështjet që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka dërguar pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për tu diskutuar në këtë tryezë me përfaqësues të Ministrisë së Energjitikës, janë:
- Mos zbatimi i vazhdueshëm i procesit të konsultimit paraprak dhe përgjatë miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në shkelje flagrante të ligjit (për Ministrinë dhe agjencite e varesisë);
- Mbi problematikat që shfaqin kushtet jo të favorshme të kontratave mes konsumatorit (sipermarrjes) dhe furnitorit me energji (per momentin OSSHE dhe me pas operatoret e licensuar kur furnizimi me energji të jetë liberalizuar).
- Mbi problemet që shfaqen vazhdimisht nga cilësia jo e mirë e furnizimit me energji elektrike dhe dëmet që i shkaktohen sipërmarrjen prodhuese nga mungesa, shkëputja apo cilësia e dobët e furnizimit me energji;
- Kostot e energjisë elektrike.