
Sa preken prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë nga taksa e rrugës së Kombit
April 3, 2018
Seafood Expo Global 2018, 24 – 26 Prill 2018, Bruksel, Belgjikë
April 10, 2018Në muajin mars 2018, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2018, krahasuar me Shkurt 2018, është 0,3 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
- Rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje;
- Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje;
- Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje;
- Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili;
- Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje;
- Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili;
- Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.
Për më shumë informacion klikoni këtu