
Tregtia e Jashtme, Prill 2018
May 17, 2018
Startup Live Tirana #7
May 23, 2018Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në muajin Prill 2018 është 1,7 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,0 %, vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë”, pasuar nga grupet:
- “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %,
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %,
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %,
- “Transporti” me 1,5 %,
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %,
- “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,0 %,
- “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, etj.
Në muajin Prill 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është -0,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 %, pasuar nga grupet:
- “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”;
- “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili
Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet
- “Hotele, kafene dhe restorante“ me 1,4 %;
- “Mobilim, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje”;
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili.