
Rritja Ekonomike Tremujore (P.B.B)
October 1, 2018
Marrëveshje Bashkëpunimi
October 5, 2018Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS, që do të zhvillohet më datata 17-19 tetor 2018, siguron një mjedis optimal për të gjithë ekspozuesit për të promovuar me sukses ofertat e tyre në një mjedis shumë të kërkuar të biznesit, ku të gjithë mund të prekin rezultatet e panairit AGROKOS gjatë ditëve të ekspozimit. AGROKOS 2018 ka në fokus zhvillimin e sektorit te bujqësisë dhe falë karakterit ndërkombëtar do të kontribuojë në hapjen e tregjeve të reja. Gjithashtu ky panair ndikon në ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese të biznesit, ndikon në forcimin e imazhit, në promovimin e produkteve e shërbimeve, në vend dhe rajon.
Statistika nga AGROKOS 2017
- Numri i ekspozuesve përfshire edhe Co-Exhibitor: 128
- Origjina e Ekspozuesve: Kosovë, Holandë , Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Gjermani, Slloveni dhe Izrael
- Totali i vizitorëve: 10540 vizitore
- Numri i vizitorëve profesionistë/Kompani: 7588 (72%)
- Numri i vizitorëve publik/qytetare jo biznese: 2952 (28%)
- Mbështetje Institucionale ne vitin 2017: Qeveria Holandeze, Komuna e Prishtinës, KIESA- MTI (Ministry of Trade and Industry) dhe Zyra e Kryeministrit te Kosovës.
Objektivi:
Organizimi i perbashket me vetefinancim i një stende kolektive për 10-20 kompani prodhuese të sektorëve dhe kategorive të ndryshëm të fushës së agrobiznesit për të marrë pjesë në panairin “AGROKOS 2018” siç janë:
- Prodhues dhe përpunues të frutave dhe perimeve;
- Prodhues te Vajit te Ullirit
- Prodhues dhe përpunues e produkteve të qumështit;
- Prodhues dhe përpunues e produkteve të mishit;
- Prodhues të verërave dhe birrave;
- Përkrahja e fermerëve nga viset e largëta rurale etj
Kostoja e pjesëmarrjes në panair:
Nese jeni te interesuar te merrni pjese ne panair dhe deshironi te perfitoni 25 % me lire se çmimi i rregullt, te na shkruani ne adresen e Bashkimit te Prodhuesve Shiptare info@prodhuesit.org
Në çmim janë të përfshira: Hapësirë ekspozuese dhe ndërtimi i stendës prej 8m² me profile alumini dhe ndarje të bardha – “Sistemi Octanorm”, tavolinë informative, tavolinë me ulëse, tepih, ndriçim, mbishkrimi i kompanisë në stendë – tekst standard, dhe një prizë e rrymës. Organizimi i takimeve B2B për çdo kompani dhe taksat e shtetit
Rezultatet e pritshme:
- Rritja e konkurueshmërisë së prodhuesve shqiptarë në tregun Kosovarë;
- Gjetja e klientelës së re dhe arritja e marrëveshjeve të reja afariste;
- Ngritja e vetëdijes dhe inkurajimi i konsumatorëve për konsumin e produkteve shqiptare;
- Rritja e volumit të shitjes, gjë e cila ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës;
- Rritja e eksportit;
- Zhvillimi i gjithëmbarshëm.