
Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit, 17-19 tetor 2018
October 1, 2018
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2018
October 8, 2018Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë firmosën sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim:
- Krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e sektorëve prodhues dhe atij të sigurimeve;
- Shkëmbimin e përvojave profesionale në fushat respektive që kanë një interes të përbashkët, duke përfshirë këtu dhe trajnimet e përbashkëta me synim rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore apo dhe ndërgjegjësimin e publikut për fushat respektive;
- Bashkëpunimin midis palëve me qëllim mbrojtjen e interesave të përbashkëta, apo përqafimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet paraqitjes së propozimeve konkrete apo dhe ngritjes së problematikave me interes të përbashkët pranë autoriteteve kompetente shtetërore. Duke patur në konsideratë fushën e veprimtarisë prodhuese, fokus i veçantë do t’i kushtohet shtrirjes së veprimtarisë siguruese në sektorë të tillë si prodhimi i lëndëve të para, bujqësia, turizmi, agropërpunimi, import-eksporti, etj.
Të pranishëm në aktivitet ishin anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Arben Shkodra, si dhe anëtarët e Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Edvin Libohova.