
Tregtia e Jashtme, Shtator 2018
October 17, 2018
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2018
October 18, 2018Rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që menaxhohen nga shqiptarët janë evidentuar nga përfaqësitë diplomatike për të qenë në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri. Qëllimi i kësaj nisme në kuadër të Diplomacisë Ekonomike është shtimi dhe mundësia për rritje të potencialit të eksportit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizuan eventin e promovimit të prodhimit shqiptar drejt diasporës.
Në të morën pjesë anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm të industrisë së prodhimit, si mjaltë, ujë mineral, bulmet, lengje të freskëta frutash, kantina vere, pije alkoolike, etj.
Pas fazës së evidentimit të këtyre 600 restoranteve, do të bëhet kanalizimi i të gjitha energjive që këto restorante të kenë mundësi të bëjnë pjesë të asortimenteve të tyre prodhime shqiptare, që mund të eksportohen në tregjet europiane dhe të Amerikës së Veriut.
Së shpejti ky projekt do të finalizohet me një aplikacion që do të quhet “Albanian Flavors”, ku do të prezantohen prodhimet shqiptare.