
Promovimi i prodhimeve shqiptare
October 18, 2018
Panairi “Health Ingredients Hi Europe”, 27-29 Nëntor 2018, Frankfurt, Gjermani
November 2, 2018Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2018 është 1,9 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,4 %, vërehet në grupi “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %;
- “Transporti” me 1,9 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” 1,6 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %;
- “Shërbimi arsimor” me 0,8 %, “Komunikimi” me 0,7 %, etj.
Në muajin Shtator 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, pasuar nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 %,
- “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %,
- “Transport” me 0,1 %.
Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele kafene dhe restorante” dhe “ Mobilje dhe paisje shtëpie” çmimet u ulën me 0,1 % secili.