2-Vjetori i Themelimit, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
December 10, 2018
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2018
December 21, 2018Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 6,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ulur me 9,9 %, në krahasim me Tetor 2018.
Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 2,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe ulur me 3,9 %, në krahasim me Tetor 2018.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u ulur me 1,5 %, krahasuar me Nëntor 2017 dhe rritur me 2,5 %, në krahasim me Tetor 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve
Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë rritur me 15,0 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:
- “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje;
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,8 pikë përqindje;
- “Tekstile dhe këpucë” me +2,7 pikë përqindje;
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.
Në muajin Nëntor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2017 janë:
- Kosova (34,9 %);
- Spanja (63,9 %);
- Gjermania (22,4 %);
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:
- Italia (-2,3 %);
- Kina (-21,5 %);
- SHBA (-14,4 %);
Për më shumë klikoni raportin e plotë.