
Tregtia e Jashtme, Nëntor 2018
December 20, 2018
DPT kujton tatimpaguesit për pagesën e kësteve të Tatimit mbi Fitimin
December 21, 2018Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2018 është 1,4 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6 %, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %;
- “Transporti” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga 1,6 %, secili;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2 %;
- “Komunikimi” me 0,5 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Veshje dhe këpucë” shënuan ulje respektive me 0,7 % dhe 0,3 %.
Mbi ndryshimet vjetore të grupeve kryesore dhe ndryshimet mujore të grupeve kryesore lexoni raportin e plotë.