
“Agro-Tech Expo & Forum 2019″, Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës
January 11, 2019
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Dhjetor 2018
January 18, 2019Në muajin Dhjetor 2018 eksportet e mallrave ulen me 20,5 %, në krahasim me një muaj më parë dhe një ulje prej 1.7 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë.
Importet e mallrave u rritën me 6,9 %, në krahasim me një muaj më parë dhe u ulën me 1,3 % në krahasim me një vit më pare. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, duke u ulur me 1,0 %, krahasuar me Dhjetor 2017 dhe rritur me 32,6 %, në krahasim me Nëntor 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve
Ulja vjetore e eksporteve prej 1,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Tekstile dhe këpucë” me -2,1 pikë përqindje;
- “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje;
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,4 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi:
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje.
Për më shumë klikoni raportin e plotë.