
Tregtia e Jashtme, Dhjetor 2018
January 17, 2019
Zgjidhet Kryetari i ri i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë
January 18, 2019Sipas të dhënave zyrtrare të INSTAT, në muajin Dhjetor 2018, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,4 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, etj.
Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” shënuan ulje respektivisht me 0,7 % dhe 0,1 %.
Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2018 është 1,8 %.
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2018 është 1,8 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet:
- “Argëtim dhe kulturë”, me 2,4 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Transporti” me 0,9 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Shëndeti” me 0,4 % dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %.
Për më shumë klikoni materialin