
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Janar 2019
February 8, 2019
Panairi “Simac Tanning Tech”, 20-22 shkurt 2019, Milano
February 13, 2019Më datë 7 shkurt 2019, në ambientet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua mbledhja e dytë e bordit drejtues për vitin 2019.
Gjatë mbledhjes u diskutua:
- Diskutime mbi buxhetin për vitin 2019;
- Diskutime mbi matricën e problematikave dhe aktiviteteve për vitin 2019;
- Prezantimi i komiteteve dhe funksioneve të komiteteve.
Në lidhje me diskutimet mbi matricën e problematikave dhe aktiviteteve për vitin 2019, bordi shqyrtoi të gjithë problematikat që janë parashtruar në këtë matricë duke i renditur sipas rëndësisë dhe prioriteteve që ka secila çështje për anëtarët e shoqatës.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si një domosdoshmëri ka parashikuar në Statut të tij krijimin e Komiteteve për të trajtuar çështje të rëndësishme, të cilat mund të shfaqen herë pas here si penguese, problematike apo dhe nxitëse në aktivitetin e përditshëm dhe tërësor të sipërmarrjes prodhuese. Në Statut është projektuar ngritja e disa komiteteve dhe me vendim të Bordit Drejtues, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë do të përbëhet nga 4 (katër) komitete politikash:
- Komiteti i Përputhshmërisë statutore dhe Etikës;
- Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Proçedurave;
- Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtia, Promovimi;
- Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së.
Objektivi
Këto komitete do të synojnë të trajtojnë dhe marrrin në analizë çështje apo problematika, si rezultat i të cilave të mund të përgatiten propozime/qëndrime konkrete për të përballuar dhe zgjidhur problematikat e shfaqura, të cilat do të shkojnë për t’u miratuar në Bordin Drejtues të shoqatës.
Më pas, çështjet e trajtuara në formën e propozimeve apo qëndrimeve në interes të anëtarësisë së shoqatës, por dhe të sipërmarrjes prodhuese, adresohen në formë institucionale pranë institucioneve publike të linjës. Drejtuesit e shoqatës do të ndjekin në vazhdimësi trajtimin e çështjes/problematikës nga ana e institucioneve publike, deri në zgjidhje apo marrjen e një qëndrimi të qartë institucional nga këta të fundit.
- Komiteti i Përputhshmërisë Statutore dhe Etikës
Ky komitet do të merret me verifikimin e veprimtarisë organizative të shoqatës në përputhje me statutin, mbi zbatueshmërinë me rigorozitet të vendimeve të marra nga anëtarët e bordit dhe asamblesë. Mbi kontributin dhe angazhimin e çdo personi që përfshihet në strukturën organizative të shoqatës dhe të çdo anëtari, si dhe plotësimin e etikës profesionale, komunikative, etj.
- Komiteti i Legjislacionit, Taksave dhe Proçedurave
Ky komitet do të merret me shqyrtimin e legjislacionit shqiptar dhe përputhueshmërinë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së. Me taksat, akcizat dhe tarifat vendore si dhe proçedurat që autoritetet publike ndërmarrin ndaj prodhuesve.
- Komiteti i Konkurrueshmërisë, Tregtia, Promovimi
Ky komitet do të merret me politikat lehtësuese që ndërmerr qeveria ndaj konkurrueshmërisë, tregtisë brenda dhe jashtë vendit si dhe promovimi i produkteve “Made in Albania”.
- Komiteti i Integrimit Rajonal dhe BE-së
– Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore (CEFTA), zbatimi i axhendës nga qeveria për të kontribuar më tej në rritjen ekonomike, zbatimin e politikave në fushat kyçe që lidhen me tregtinë dhe investimet.
– MAP REA WB6 (Zona ekonomike rajonale e ballkanit perëndimor);
– Marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë me vendet e Evropës dhe Turqinë si dhe vendet e tjera që shihen me interes për prodhuesit vendas për shkëmbime tregtare.
– Përfshirja e prodhuesve vendas në procesin e negociatave me BE, përfshirja e komunitetit të biznesit në dialogun e negociatave, si dhe krijimin e tryezave permanente me biznesin.
Organizimi dhe funksionimi i komiteteve
Komitetet të kenë në përbërje të tyre:
- Kryetar
- Sekretari i Përgjithshëm
- Të paktën 3 (tre) anëtarë bordi dhe 3 (tre) anëtarë asambleje
Komitetet mund të mblidhen periodikisht të paktën një herë në muaj, por në varësi të çështjeve për t’u trajtuar koha e takimeve mund të ndryshojë në mbështetje dhe funksion të trajtimit me prioritet të çështjeve.