Në datat 20 deri më 22 shkurt 2019, do të zhvillohet në Milano, pranë Fiera Rho, panairi Simac Tanning Tech, dedikuar makinerive, aksesorëve dhe ofertave teknologjike më të avancuara për industrinë e këpucëve, lëkurës dhe regjies së saj. Ky panair zhvillohet nga ASSOMAC, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Teknologjisë së këpucëve, lëkurës dhe regjies së saj.
Simac Tanning Tech është panairi më i madh në nivel botëror për këto sektorë prodhimi dhe mirëpret në rreth 19.000 metra katrorë, më shumë se 300 ekspozues duke përfshirë kompanitë më të rëndësishme në rang ndërkombëtar.
Si traditë, Simac Tanning Tech zhvillohet në të njëjtën kohë me edicionin pranveror të Lineapelle, panairi dedikuar lëkurës më i rëndësishëm në botë dhe i gjithë sektorit të furnizimit të materialeve, artikujve dhe aksesorëve për modën dhe artikujve luksozë, ku do të jenë të ekspozuara tendencat stilistike për Sezonin Pranverë/Verë 2020. Së bashku, të dy ngjarjet përfaqësojnë vitrinën më të rëndësishme në botë duke u dhënë mundësinë prodhuesve të këpucëve dhe të artikujve të lëkurës të informohen mbi zgjidhjet më të avancuara nga pikëpamja teknologjike dhe stilistike, për të gjitha nevojat e tyre.
Për më shumë informacion, ju lutemi të konsultoni faqen web: http://www.simactanningtech.it.
Lista e kompanive ekspozuese: http://www.simactanningtech.it/fairs/it/exhibitors-list-2019
Pjesëmarrja si vizitues: nëpërmjet regjistrimit on line https://ticket.assomac.it/index.php?lang=it (i disponueshëm edhe në gjuhën angleze) është i mundur shkarkimi i biletës pa pagesë.