
Panairi “Simac Tanning Tech”, 20-22 shkurt 2019, Milano
February 13, 2019
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Janar 2019
February 22, 2019Në Janar 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritur me 0,9 %, në krahasim me Dhjetor 2018. Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 30,0 %, në krahasim me Dhjetor 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 20mld lekë, duke u ulur me 5,2%, krahasuar me Janar 2018 dhe me 47,5%, në krahasim me Dhjetor 2018.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
- Uljavjetore e eksporteve prej 7,3%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje,
- “Tekstile dhe këpucë” me -1,4 pikë përqindje,
- “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”me -1,1 pikë përqindje“.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me+0,8 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere.
Në muajin Janar 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2017 janë:
- Turqia (175,3%),
- Austria (104,4 %)
- Mbretëria e Bashkuar (34,1%).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:
- Italia (-2,4%),
- Spanja (-22,2%),
- Kosova (-19,7%).
Për më shumë klikoni raportin e plotë.