
Tregtia e Jashtme, Janar 2019
February 18, 2019
AGRO-PARK – një pasion për bujqësinë, 2-3 mars 2019
March 1, 2019Sipas të dhënave zyrtrare të INSTAT, në muajin Janar 2019, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,4 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,4 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,5 % secili.
Ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,3 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,5 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2 %;
- “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %;
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %;
Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupet
- “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 %.
Për më shumë klikoni raportin e plotë.