
Panairi i Dytë Ushqimor – Bursa, Turqi, 2-4 maj 2019
March 7, 2019
30 Mars, afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019
March 11, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2019 është 1,7 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2019, krahasuar me janar 2019, është 0,6 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,37 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,18 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” dhe“Argëtim dhe kulturë” me +0,05 % secili;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,04 %, etj;
Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe“Transporti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin shkurt 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8%, pasuar nga grupet:
- “Argëtim dhe kulturë” me 2,1% ;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6%;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,5%,pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 26,4%, pasuar nga nëngrupet“ qumësht, djathë dhe vezë” me 2,0%, “peshk” me 1,1%,etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit“fruta” u ulën me 5,0%, pasuar nga “bukë dhe drithra” me 1,1%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 0,6%, etj.
Për më shumë klikoni materialin.