
30 Mars, afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019
March 11, 2019
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2019
March 19, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin shkurt 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 5,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritur me 3,4 %, në krahasim me janar 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 50 mld lekë, duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 17,9 %, në krahasim me janar 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u rritur me 22,6 %, krahasuar me shkurt 2018 dhe me 33,6 %, në krahasim me janar 2019.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Ulja vjetore e eksporteve prej 5,4%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,1 pikë përqindje,
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,8 pikë përqindje,
- “Tekstile dhe këpucë” me -0,3 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteveka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqime, pije, duhan” me+1,9 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin shkurt 2019, vendetme të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2018 janë:
- Kosova (61,2 %),
- Gjermania(7,2%),
- Greqia(2,3%).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:
- Italia (-4,1%),
- Spanja (-22,9%),
- SHBA (-16,1 %).
Për më shumë klikoni raportin e plotë.