
Tregtia e Jashtme, Shkurt 2019
March 18, 2019
Shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për Procedurat Tatimore”
March 25, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2019 është 2,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet:
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8 %,
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %,
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %,
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5 %, pasuar nga grupet:
- “Shëndeti” me 0,4 %,
- “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %,
- “Argëtim dhe kulturë”, me 0,1 %.
Ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet:
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 %
- “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 %
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %, etj.
Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” pati një ulje prej 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm.
Për më shumë klikoni raportin e plotë.