
Mbledhja e parë e Asamblesë për vitin 2019
March 29, 2019
Tregtia e Jashtme, Mars 2019
April 17, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2019 është 1,1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,0 %.Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në mars 2019, krahasuar me shkurt 2019, është -0,3%.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +0,72 % ;
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,21% ;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,04 %, etj ;
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, dhe “Argëtim dhe kulturë”, etj kanë kontribuar me +0, 03% secili;
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:
Krahasuar me muajin mars 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2 %,
- “Argëtim dhe kulturë” me 1,1 %,
- “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 % secili, etj.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me -0,4%.Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 15,7 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,1 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “fruta” u ulën me 7,8 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 0,7%, “bukë dhe drithra” me 0,6 %, etj.
Për më shumë klikoni materialin.