
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Mars 2019
April 10, 2019
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Mars 2019
April 18, 2019Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në mars 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 23,0 %, në krahasim me shkurt 2019. Importet e mallrave arritën vlerën 56 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 12,1 %, në krahasim me shkurt 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u ulur me 0,5 %, krahasuar me mars 2018 dhe rritur me 3,1 %, në krahasim me shkurt 2019.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 2,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
- “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”me +3,8 %,
- “Ushqime, pije, duhan” me +1, %,
- “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,1 %.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin mars 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me mars 2018 janë:
- Italia (7,3 %),
- Kosova (86,8%),
- Maqedonia(45,6%).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:
- Gjermania (-13,5 %),
- Spanja (-54,4 %),
- Greqia (-14,8 %).
Për më shumë klikoni raportin e plotë.