
Kjo është një krizë e funksionimit të sistemit demokratik në vend
June 25, 2019
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Qershor 2019
July 18, 2019Gjatë periudhës 5-vjeçare (2014-2018) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, për vitin 2018 eksportet e mallrave jane rritur me 13,7 %, duke shkuar në 310 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2017, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017.
Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë.
Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë.
Në vitin 2018, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës dhe Spanjës,ndërsa Greqia, Kina dhe Turqia kanë patur rritje të importeve.
Për më shumë shihni dokumentin këtu.