
Konferenca “Shqipëria Inteligjente – Prioritetet dhe Vizioni për të Ardhmen” – S3(Smart Specialization Strategy)
November 2, 2023
Mbledhja e Bordit Drejtues
December 11, 2023Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes, Zv/Kryeministrja znj. Balluku, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian znj. Dhuka, zv/Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Yzeiraj, në partneritet me projektin Saneca II (mbështetur nga GIZ) dhe në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptare, zhvilluan një panel diskutimi publik-privat me tematikë: “Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit”
Objektivat e këtij takimi ishin:
• Përshpejtimi i integrimit për rritje të qëndrueshme dhe tranzicion të gjelbër dhe digjital.
• Informimi i palëve të interesuara të sektorit privat për instrumentat e politikave, sipas Kapitullit 20.
• Lehtesimi i diskutimeve publike-private për maksimizimin e përfitimeve të këtyre instrumentave.
• Inkurajimi i përfshirjes së sektorit privat në procesin e anëtarësimit, veçanërisht në formësimin e politikave që plotësojnë nevojat e tyre.
• Promovimi i idesë së një qasjeje bashkë-krijuese për politikëbërjen.
• Përshpejtimi i integrimit në tregun e vetëm të BE-së dhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit
#bashkimiiprodhuesveshqiptare#JavaeSipërmarrjes#GEW2023