
Panairi Ndërkombëtar i Paketimit, Makinerive, Printimit dhe Logjistikës 28-30 prill 2017 – PackTech Expo Albania
March 31, 2017
“World of Furniture” dhe ‘Technomebel” Ekspozitat Ndërkombëtare të Mobiljeve & Makinerive, 24-28 Prill 2017, Sofie, Bullgari
April 12, 2017Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i prodhuesve të Kosovës dhe Oda Ekonomisë e Maqedonisë Veriperëndimore, janë angazhuar së bashku duke krijuar Forumin e Përbashkët të Prodhuesve, për një ekonomi të fortë të trevave shqipfolëse. Në këtë forum morën pjesë ministra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të Dhomave të Tregtisë së tre vendeve dhe sipërmarrës shqiptarë.
Ky forum ka si qëllim të promovojë prodhimet dhe produktet në trojet shqiptare, të krijojë ura lidhëse mes sipërmarrësve, të ndikojë për të rrëzuar barrierat tregtare mes tre vendeve, për të funksionuar si një treg i përbashkët. Në këtë takim u zgjodh dhe kryetari i parë i këtij forumi z. Nagip Fejzi nga Gostivari, një ndër prodhuesit e sukesshëm shqiptarë dhe siç quhet ambasador i prodhimeve shqiptare në rajon e në botë.
Duke përshëndetur idenë e këtij forumi, Ministrja Ekonomi në fjalën e saj tha se ky forum do të jetë një pikë e mirë reference për të dëgjuar më shumë rreth problemeve tregtare që hasin prodhuesit e tre vendeve dhe t’i adresojmë ato. Ministrja e Kosovës znj Bajrami gjithshtu foli për përpjekjet që ka bërë qeveria e Kosovës për të lehtësuar barrirat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha se përsëri ka ende ka barriera që dalin rruges dhe kërkojnë zgjidhje. “Prodhojmë produkte të mira, por s’kemi patur organizime të tilla si ky. Ndaj duhet ta stimulojmë punën e tij dhe të kemi një zë të vetëm të prodhuesve mbarë shqiptarë”, theksoi ministrja Bajrami. Po ashtu, edhe ministri Ekonomisë nga Maqedonia, Driton Kuqi, vlerësoi se ky bashkëpunim ekonomik krijon siguri dhe stabilitet në rajon.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, duke theksuar rëndësinë e këtij forumi tha se në kuadër të kësaj nisme me rëndësi ekonomike, qëllimi është për të ndërtuar dhe krijuar ura lidhëse ndërmjet vendeve shqiptare. Nebi Hoxha, drejtor i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, tha se sa më shumë bashkëpunim me biznese shqiptare, aq më shumë ka zhvillim, prodhim dhe qëndrueshmëri mbarë kombëtare.
“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk duhet të kenë më retorikë por axhendë të saktë se ku duhet të shkojnë së bashku për të garantuar që produktet shqiptare të domiojnë në të gjitha trevat shqiptare në rajon”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Takimi u mbyll me bindjen se ky forum do jetë një zë i fuqishëm për të ndikuar te tre qeveritë që të lehtësohet biznesi dhe shkëmbimi tregtar mes tre vendeve. “Herë tjetër kur të ulemi në tryeza të tilla duhet që në tavolinat tona të kemi vetëm produkte shqiptare”, tha kreu i forumit z. Nagip Fejzi.