
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Shtator 2017
October 23, 2017
Kërkesat e prodhuesve, Shkodra: Politikat fiskale të orientohen sipas sektorëve
October 30, 2017Në ambientet e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u zhvillua mbledhja e Komitetit të Agrobiznesit dhe Çështjeve të Bujqësisë. Në këtë takim përveç anëtarëve të shoqatës së prodhuesve ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, si bimë medicinale, agroindustri, blegtori, hortikulture, zejtari, etj.
Çështjet që u diskutuan në këtë tryeze, pasi u materializuan në dokumenta ju dërguan në formë propozimesh për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë sociale dhe agrobiznesit në Shqipëri, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës, si dhe Ministrit të Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Propozimet dhe kërkesat e parashtruara janë:
- Hartimin dhe zbatimin e platformës elektronike në bujqësi dhe agrobiznes;
- Karta Elektronike e Fermerit;
- Regjistri Elektronik i Fermës dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB);
- Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Agrobiznesit.
- Për kooperimin, në veçanti për konsolidimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor;
- Faljen e disa detyrimeve të prapambetura për disa qindra fermerë e subjekte të agrobiznesit, që rezultojnë nga një grant i dhënë në mbështetje të fermerëve Shqiptarë nga qeveria e Japonisë në vitet 1999-2005;
- Për uljen e kostos së prodhimit dhe krijimin e lehtësive, për tregtimin e tepricës së produkteve të prodhuara individualisht nga fermerët apo familjet fermere.