Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha ftoi ditën e djeshme me datë 11/05/2020 në një takim pune përfaqësuesit e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Në takim përfaqësuesit e shoqatës shprehën shqetësimet e tyre mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe sidomos mbi problematikat e mprehta me të cilat ajo do të përballet pas pandemisë Covid 19.
Prodhuesit shqiptarë, me përfaqësues nga industria e prodhimit dhe përpunimit ushqimore, materialeve të ndërtimit, tekstile , lëkure, riciklimit dhe platikës shprehën shqetësimin e tyre për mbështetjen e pakët të qeverisë ndaj sektorit prodhues, ndonëse kanë prezantuar që ditët e para të pandemisë kërkesat e tyre për daljen nga kriza.
Ulja e ndjeshme e prodhimit dhe eksporteve, e shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës, kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese.Shqetësime kryesore të prodhuesve shqiptarë, mbi të cilat u vu theksi gjatë bisedës, ishin:
1. Pamundësia e ruajtjes së vendeve të punës duke theksuar faktin se paketat e qeverisë kanë qënë thjesht me karakter social dhe jo në mbështetje të ekonomisë reale.
2. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues pasi garancia sovrane është jo vetëm e pa aksesueshme por as nuk i përgjigjet nevojave reale që përballet biznesi, ndërsa në të njëjtën kohë qeveria ka ende të parimbursuar TVSH ndaj biznesit për një vlerë të konsiderueshme.
3. Mungesa e dialogut dhe procesit të negocimit real dhe konstruktiv qeveri-biznes, pasi deri më sot qeveria ka
organizuar takime me karakter informues, por nuk ka ndërtuar një platformë dialogu dhe negocimi për tu dakordësuar në lidhje me masat mbështetëse ekonomike.