Ekipi Kombëtar për Hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3) zhvilloi takimin hapës mbi prezantimin e strategjisë (S3), ku Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u përfaqësua nga Sekretari Përgjithshëm i saj z. Arben Shkodra, në cilësinë edhe të anëtarit të Ekipit Kombëtar S3. Z. Shkodra ishte pjesë e panelit prezantues, bashkë me kryetaren e Ekipit Kombëtar të S3 znj. Linda Pustina dhe drejtorin e SASPAC, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ndërministror të S3, z. Ilir Beqaj.
Pjesë e rendësishme e këtij takimi ishte dhe fjala përshëndetëse e Zv. Kryeministres së Republikës së Shqipërisë znj. Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese e Komitetit Ndërministror të S3, e cila theksoi rëndësinë dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare lidhur me këtë strategji, si një instrument i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit bazuar në dije dhe inovacion.
Një tjetër moment me rëndësi në këtë takim hapës ishte dhe prania e përfaqësuesve të Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Komisionit Europian (JRC), të cilët përshëndetën nismën e ndërmarrë dhe theksuan mbështetjen e vazhdueshme lidhur me këtë proces.
Takimi hapës mblodhi përfaqësues nga të 4 Helikat e vendit si: qeverisja qëndrore dhe vendore, akademia, sipërrmarja dhe shoqëria civile, të cilët luajnë një rol tepër të vecantë në hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili drejton vendin tonë drejt zhvillimit ekonomik në mënyrë inteligjente.
#smartspecialisationstrategyalbania #S3