Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë bashkë me përfaqësues të industrive prodhuese në vend, zhvilloi një mëngjes pune me Zv. Kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku.
Takimi u përqëndrua në 6 cështje prioritare të industrive prodhuese:
Dialogu Publik-Privat
Lehtësimi i Procedurave (Derregullimi)
Drejtësia Fiskale
Cështjet e Punësimit dhe Aftësimit Profesional
Politikat dhe Strategjia e eksporteve
Integrimi Europian
Gjatë takimit pati diskutime dhe propozime të shumta për gjetjen e zgjidhjeve në lidhje me cështjet e mësipërme, që krijojnë mundësinë e një klime të favorshme për sektorin prodhues në vend.