Ekipi Kombëtar për hartimin e Strategjisë të Specializimit Inteligjent (S3) nisi takimet e përbashkëta me përfaqësues së sferës së biznesit, shoqërisë civile, akademisë si dhe qeverisjes qëndrore dhe vendore për të diskutuar mbi vlerësimin e mëtejshëm të potencialit të plotë të fushës së BPO (Business Process Outsourcing), të identifikuar si një ndër sektorët potencialë prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë inteligjente.
Nën drejtimin e kryetares së Ekipit Kombëtar të S3, znj. Linda Pustina dhe moderimit të z. Geron Kamberi, njëkohësisht anëtar i Ekipit Kombëtar të S3, si dhe mbështetjes së Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, u zhvillua një panel diskutimi rreth “Sfidave,mundësive dhe prespektivës për zhvillimin e sektorit të BPO -ve në Republikën e Shqipërisë”, ku në një formë bashkëbisedimi mes të pranishmëve u diskutuan në mënyrë më konkrete këndvështrimet e secilit aktor të heliksit të 4-fishtë lidhur me sektorin në fjalë.
Pjesë e panelit të diskutimit ishte edhe prezenca e znj. Arjodita Mustali, si eksperte e fushës së BPO-ve, e cila paraqiti një këndvështrim profesional lidhur me sektorin në fjalë, gjë që ndihmoi në krijimin e një debati konstruktiv mes pjesëmarrësve, për të evidentuar më qartë ide dhe sugjerime të vlefshme që ndihmojnë përcaktimin e marrjes së masave strategjike të nevojshme lidhur me shfrytëzimin sa me eficent të potencialit të plotë të sektorit të BPO-ve në Republikën e Shqipërisë.
#BPO#smartspecializationstrategy#europeancommission#kryeministria