Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë z. Arben Shkodra ishte i ftuar në Panairin e Punës 2023, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Në këtë panair morën pjesë një numër i konsiderueshëm kompanish nga sektorë të ndryshme si: real estate, sektori bankar, kompani ndërtimi, media, studio logjore, studio arkitektonike etj, të cilat tashmë përmes një tradite të konsoliduar nga UET, ofrojnë një qasje të mirëorientuar për të vendosur studentin në qendër të tregut të punës.
Në fjalën e tij përshëndetëse z. Shkodra theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të tilla, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e mungesës aktuale të rreth 60% të forcës punëtore në fushën e prodhimit vendas, përmes një orientimi të duhur të studentëve.
Ky panair shërben si një mundësi mjaft e mirë praktike ku studentët prezantohen me botën e biznesit brenda hapsirës akademike.